Sporti

Real Madrid merr pikët e plota ndaj Las Palmas, triumfon në ‘Santiago Bernabeu’

09/27/2023 20:53
nga:Mergim Rreci

Real Madrid është rikthyer tek fitorja në La Liga.

Pas humbjes nga Atletico Madrid, ‘Los Blancos’ triumfuan ndaj Las Palmas në ‘Santiago Bernabeu’, shkruan GazetaBlic Sport.

Rezultati përfundimtar i këtij takimi ishte 2 me 0, me Diaz dhe Joselu që shënuan golat e ndeshjes.

Real Madrid ka tashmë 18 pikë dhe renditet në vendin e dytë, kurse Las Palmas në vendin e 17-të me 5 pikë.

/GazetaBlic Sport/