Sporti

Real Madrid me avantazh të thellë ndaj Levantes pas pjesës së parë

05/12/2022 22:17
nga:Mergim Rreci

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen Real Madrid – Levante.

Rezultati pas 45 minutave të parë është 4 me 0, shkruan GazetaBlic Sport.

Mendy, Benzema, Rodrgyo dhe Vinicius shënuan golat për skuadrën e Ancelottit, me Real Madrin që kishte mundësi edhe për gola të tjerë.

Tashmë humbja e Levantes duket të jetë e pashmangshme, humbje kjo që e dërgon këtë skuadër në Segunda Division.

Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat në pjesën e dytë të këtij takimi.

/GazetaBlic Sport/