Sporti

Real Madrid ka para të mjaftueshme për të transferuar Mbappen dhe Haaland verën e ardhshme

09/13/2021 16:58
nga:L J

Real Madrid dështoi të transferoj Kylian Mbappen këtë verë.

Skuadra e PSG refuzoi dy oferta të Real Madridit për francezin, me të fundit që arrinte shifrën prej 170 milionë plus 30 milionë bonuse, shkruan GazetaBlic Sport.

Megjithatë duket se Madrid nuk ka hequr dorë nga Mbappe. Madje listës së dëshirave të “Los Blancos” i është shtuar edhe Erling Haaland.

Fabrizio Romano raporton se Real Madrid ka fonde të mjaftueshme që të transferoj të dy yjet e sulmit të Dortmund dhe PSG.