Sporti

Real Madrid dhe Eintracht Frankfurt përballen sonte, kërkojnë trofeun e Superkupës së Evropës

08/10/2022 08:53
nga:Mergim Rreci

Real Madridi dhe Eintracht Frankfurti do të përballen sot në finalen e Superkupës për vitin 2022.

Skuadra spanjolle e fitoi trofeun e Ligës së Kampionëve, kurse skuadra gjermane më herët e kishte fituar trofeun e Ligës së Evropës, përcjell GazetaBlic Sport.

Real Madrid do të synojë ta nisë sezonin me një trofe të ri në sirtarët e klubit më të lavdishëm të futbollit evropian, pasi stinorin e kaluar e mbylli me trofeun e 14-të të Champions League, kurse Frankfurti fitoi vetëm për herë të dytë në histori garën e Europa League, duke mposhtur në finale klubin skocez Rangers pas penalltive.

Të dy kampet janë deklaruar shumë të përgatitura për këtë takim, me ndeshjen që luhet në ora 21:00.