Sporti

Real Madrid dhe Bayern Munich në negociata për Alphonso Davies

12/27/2023 15:56
nga:Mergim Rreci

Real Madrid e kërkon prej kohësh mbrojtësin e Bayern Munich, Alphonso Davies.

Pavarësisht dëshirës së lojtarit dhe interesimit të vazhdueshëm, të 14 herë fituesve të UEFA Champions League, sërish “Bavarezët” e Bayern Munich, nuk ndalen përsa i përket rinvoimit të kontratës së 23-vjeçarit, me teknikun Thomas Tuchel, që e vlerëson jashtëzakonisht shumë atë dhe nuk dëshiron t’i largohet nga “Allianz Arena”, përcjell GazetaBlic Sport.

Mediat e ndryshme ndërkombëtare kanë raportuar se drejtuesit e Real Madrid po ofrojnë deri në 45 milionë euro, por që Bayern Munich nuk pranon më pak se 45 milionë euro.

Do të mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat në këtë drejtim, por nuk mund të jetë i largët edhe një kalim i mundshëm i kanadezit në Spanjë.

/GazetaBlic Sport/