Lajme

Reagon Sveçla pas vdekjes së policit

03/16/2022 18:29
nga:Donika Fetahu

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka reaguar pasi një zyrtar i Policisë së Kosovës, ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve pasi është vetëplagosur në poligonin e gjuajtjes së Policisë së Kosovës në Cërrnushë të Mitrovicës.

Sveçla ka theksuar se ky rast ka ndodhur gjatë trajnimit të rregullt të policisë që është duke u mbajtur atje.

“Ngjarja ka ndodhur përgjatë trajnimit të rregullt të Policisë që është duke u mbajtur atje”, shkroi ai.

Sveçla ka treguar se njësitet relevante janë duke e trajtuar rastin dhe hetimet janë duke u reralizuar në koordinim me prokurorinë.

“Njësitet relevante të Policisë dhe Inspektoratit Policor kanë dalur në vendin e ngjarjes si dhe kanë filluar hetimet të cilat do të vazhdojnë në koordinim edhe me prokurorinë”, shkroi ai në Facebook.