Sporti

Reagon Rodrygo: Kishte ofendime të mëdha raciste për mua pas ndeshjes me Argjentinën

11/23/2023 22:20
nga:Mergim Rreci

Rodrygo raportoi në rrjetet sociale, se ai kishte qenë objekt i ofendimeve raciste, pas ndeshjes Brazil-Argjentinë.

“Rrjetet e mia sociale u pushtuan me ofendime. Është aty për ta parë të gjithë”, filloi ai duke shkruar, përcjell GazetaBlic Sport.

“Nëse nuk bëjmë atë që duan ata, nëse nuk sillemi siç mendojnë ata, nëse veshim diçka që i shqetëson, nëse nuk ulim kokën kur na sulmojnë, nëse zëmë hapësira që ata mendojnë se janë vetëm të tyret, hyjnë në lojë racistët me sjelljet e tyre kriminale. Fati i tyre i keq. Nuk do të ndalemi!”, përfundoi ai.