Lajme

Reagon PSD-ja pas zotimit të Kurtit për 100 euro: Logjikë e lëmoshës

04/12/2022 12:03
nga:Genita C

Anëtarja e PSD-së, Teuta Rrusta ka reaguar ndaj pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për ndarjen nga 100 euro për secilin të punësuar në Kosovë, raporton Gazeta Blic.

Përmes një shkrimi në rrjetin social “Facebook”, ajo u shpreh se  një pako e tillë është e pamjaftueshme dhe sipas saj  e bënë tjetrin të ndihet në borxh dhe pa dinjitet.

“Logjikë e lëmoshës. Totalisht e pamjaftueshme. Por më tepër se kaq, e bënë tjetrin të ndihet në borxh dhe pa dinjitet. Teknologji kontrolli; kërrusja”, shkruan Rrusta.