Sporti

Reagon princi shqiptar Leka II – shprehet i pakënaqur me tifozët e Feyenoord në Tiranë: ‘Kaos i madh’

05/25/2022 09:05
nga:L J

Princi Leka II tha ishte mjaft i zemëruar me sjelljen e tifozëve holandezë të Feyenoordit në Tiranë.

Leka II shprehu shqetësimet e tij në një postim në Twitter, duke theksuar se mezi pret të shoh se çfarë do të ndodhë ndeshjes, përcjell GazetaBlic Sport.

Feyenoord dhe AS Roma luajnë sonte në Tiranë finalen e Conference League. Në kryeqytetin shqiptar, tifozët u përleshën me policinë të martën. Sipas autoriteteve shqiptare, 60 tifozë futbolli u arrestuan, mes të cilëve 12 holandezë. Pjesa tjetër ishin italianë. Dhjetë oficerë u plagosën dhe një makinë policie u dëmtua.

Sipas mediave shqiptare dhe italiane, të paktën 200 tifozë të Feyenoord janë përfshirë në një përleshje me policinë. Kjo ndodhi pranë stadiumit të Air Albania, ku Feyenoord do të luajë kundër AS Roma sonte.

“Tifozët e futbollit të Feyenoord e kanë kthyer Tiranën në një skenë të pastër kaosi… rrugët janë në bujë… mezi pres të shoh se çfarë do të ndodhë pas ndeshjes nesër”, shkroi Princi Leka II në Twitter.

/GazetaBlic Sport