Ka disa ditë që në disa media ka qarkulluar lajmi se disa nga fytyrat publike kosovare janë të pajisur me pasaporta diplomatike.
Në mesin e tyre ishte edhe stilisti i njohur Valdrin Sahiti.
Së fundmi në promon e “Oxygen Show”, u pyet për këtë lajm që bëri bujë të madhe, ndërsa përgjigja e Valdrinit ishte e shkurtë.
“Pse nuk e meritoj, a?” ishte përgjigja të cilën Sahiti ia dha moderatorit.
Ndërsa sot, nga Presidenca reaguan duke thënë se Osmani as nuk lëshon as nuk merr pasaporta diplomatike.
“Presidentja as nuk lëshon e as nuk merr pasaporta diplomatike. Pra nuk i ka lëshuar pasaportë diplomatike asnjëherë askujt. Për qindra pasaporta të raportuara në media, pyetjet duhet të drejtohen tek Qeveria paraprake, sepse janë lëshuar gjatë qeverisjes së tyre”, shkroi këshilltari për media e Zyrës së Presidencës së Kosovës, Bekim Kupina.



