Lajme

Reagon PDK në Dragash: Shumica e votave me postë që kanë ardhur për Komunën e Dragashit, janë vota të manipuluara

11/16/2021 20:35
nga:Q R

Dega e PDK-së në Dragash, ka reaguar pas votave me postë, për të cilat thonë se janë të manipuluara, shkruan Gazeta Blic.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, dega e PDK-së në Dragash, i ka bërë thirrje Prokurorisë që të filloj hetimet sa më parë.

Postim i plotë:

Përderisa në rezultatet preliminare fitoi PDK-ja me 29 vota dallim, duket se te ato me postë ka triumfuar kandidati i LDK-së, Bexhet Xheladini, përcjell GazetaBlic.

Nga 308 vota sa ishin nga Diaspora për këtë komunë, sipas KQZ-së, 244 i takojnë Xheladinit, çka do të thotë se Dragashi nga PDK tani do t’i kalojë LDK-së.

Përmbysje tek votat me postë – LDK ia “merr” PDK-së komunën e Dragashit