Lajme

Përmbysje tek votat me postë – LDK ia “merr” PDK-së komunën e Dragashit

11/16/2021 19:43
nga:M K

Përmbysje në komunën e Dragashit tek votat me postë.

Përderisa në rezultatet preliminare fitoi PDK-ja me 29 vota dallim, duket se te ato me postë ka triumfuar kandidati i LDK-së, Bexhet Xheladini, përcjell GazetaBlic.

Nga 308 vota sa ishin nga Diaspora për këtë komunë, sipas KQZ-së, 244 i takojnë Xheladinit, çka do të thotë se Dragashi nga PDK tani do t’i kalojë LDK-së.

Më poshtë edhe numërimi i plotë.

/GazetaBlic/