Lajme

Reagon Kusari për padinë ndaj FrontOnline: “Po çuditna qysh Gjiko po sheh ëndrra me sy çelë”

04/11/2022 15:07
nga:Donika Fetahu

Këngëtari Asdren Gjikolli, i njohur si Gjiko, ka paditur për shpifje gazetarët e portalit “Front Online”, kryeredaktorin Lavdim Hamidi dhe drejtorin Enis Veliu, duke kërkuar edhe masë sigurie ndaj postimeve të tyre në Facebook që ndërlidhen me raportimet e tyre në FrontOnline pas publikimit të një pjese të aktakuzës me të cilën Prokuroria Themelore në Prishtinë e ngarkon Gjikon me veprën penale të dhunimit.

Ndaj padisë që ka bërë Gjiko, ka reaguar juristja e së drejtës së medias, Flutura Kusari.

Ajo tha se është e habitur me pretendimet e këngëtarit në fjalë se përmes padive SLAPP të mundohet t’ua ndalojë raportimin gazetarëve, për akuzat që i ka bërë Prokuroria ndaj tij.

Kusari tha se strategjia për të përdorë padi SLAPP është strategji e destinuar për të dështuar.

Postimi i plotë: