Lajme

Bedri Hamza premton: Energjia prioritet kombëtar, TVSH-ja për energjinë elektrike hiqet

12/23/2025 17:51
nga:Genita C

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka deklaruar se energjia është prioritet kombëtar, duke përfshirë furnizim të sigurt, ulje të kostove dhe diversifikim të burimeve, raporton GazetaBlic.

Ai ka premtuar heqjen e TVSH-së për energjinë elektrike si masë për uljen e faturave dhe mbrojtjen e standardit jetësor të familjeve.