Gramoz Vokrri sot nuk është certifikuar nga Federata e Futbollit të Kosovës për të kandiduar për kryetar të institucionit më të lartë të futbollit vendor.
Pasi Komisioni i FFK’së konstatoi që nënshkrimet e klubeve të Ulpianës, Prishtinës dhe Kikës janë jo-valide, Vokrrit i mbeten vetëm 13 nënshkrime sipas tyre dhe me ato nënshkrime nuk mund të kandidojë – pasi nuk e përmbush numrin (15), shkruan GazetaBlic Sport.
Vokrri ka reaguar para pak çasteve – ku thotë se kjo tregon tendencën për të eliminuar konkurrencën, teksa ka publikuar me dokumente nënshkrimet e Kikës, Ulpianës dhe Prishtinës.
Ja reagimi i tij:


