Edhe legjenda e Barcelonës, Carles Puyol ka reaguar lidhur me postimin e sotëm të Iker Casillas ku thuhej se ai është homoseksual, e ku Puyol reagoi duke thënë se është koha të zbulohet historia e vërtetë.
Gjatë ditës së sotme, një postim në llogarinë e Iker Casillas në ‘Twitter’ shkruante “shpresoj të më respektoni: jam homoseksual”, e aty komentoi Puyol, duke thënë se është koha të thuhet e vërteta.
Megjithatë, më vonë, postimi u fshi dhe Casillas tha se postimi u bë si pasojë e hakimit të llogarisë së tij.
Tani, edhe reagimi i Puyol ka ardhur. Ikona e Barcelonës kërkon falje për talljen e tij.
Me he equivocado. Perdón por una broma torpe sin ninguna mala intención y absolutamente fuera de lugar. Entiendo que puede haber herido sensibilidades. Todo mi respeto y apoyo a la comunidad LGTBIQA+
— Carles Puyol (@Carles5puyol) October 9, 2022
“Kam bërë një gabim. Më vjen keq për shakanë pa kripë, por ishte pa qëllim të keq”, ka shkruar Puyol, transmeton lajmi.net.
“Unë e kuptoj se kjo mund t’i ketë dëmtuar njerëzit sensitivë. Gjithë respektin tim dhe mbështetjen për komunitetin LGBTIQA+”, ka shtuar spanjolli.
Postimi në profilin e Casillas dhe komenti i lënë nga Puyol nxitën shumë reagime nga tifozët e futbollit.


