Lajme

Reagon Bulliqi: Llapi nuk ka kohë për kthim prapa

10/18/2021 12:18
nga:N M

Kandidati i LVV-së kryetar të Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka reaguar pas publikimit të rezultateve të zgjedhjeve, ku do të përballet në balotazh me kandidatin e LDK-së, Ekrem Hyseni.

Bulliqi ka thënë se beteja nuk ka përfunduar, teksa ka shtuar se Llapi nuk ka kohë për kthim mbrapa.

“Beteja nuk ka përfunduar, ne vazhdojmë me zemër plot vullnet për të fituar këtë betejë. Llapi nuk ka kohë për kthim prapa, e ardhmja jonë është e përbashkët”, ka shkruar Bulliqi në Facebook.

Ai po ashtu ka falënderuar të gjithë ata qytetarë që e kanë votuar atë.

“Dëshiroj t’ju falënderojë dhe të shpreh mirënjohje të thellë për secilën votë që keni besuar për mua dhe Lëvizjen VETËVENDOSJE! në Podujevë në këto zgjedhje lokale. Poashtu, shpreh mirënjohje e falenderim për secilin kontribut e angazhim të secilit qytetar, aktivist, anëtar e mbështetës të Lëvizjes që punuan parreshtur për këtë rezultat”, ka shkruar Bulliqi.

Humbja e madhe e Vetëvendosjes: Për tetë muaj u përgjysmua, nga 50.2 %, ra në 22.54%