Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama gjatë një vizite në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka mbajtur një fjalim ku në prezencë të ish-zonjës së parë së SHBA-ve, Hillary Clinton ka treguar se në Shqipëri e në Kosovë ka emra “Klinton” dhe “Billklinton”.
Siç ka thënë ai, kjo në shenjë falënderimi për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Rama është referuar me “gjysma e kombit shqiptar”, kur u shpreh se lidhja me SHBA-të është e fortë për shkak të ndihmës së madhe në çlirimin e Kosovës.
”Sepse duhet ta dini që nëse quhesh Klinton në Shqipëri, apo mes shqiptarëve, kjo është diçka shumë speciale që lidhet me çlirimin e gjysmës së kombit tonë, Kosovës. Dhe, meqë ra fjala, është i vetmi vend mbi këtë tokë ku sot ka njerëz, djem, që e kanë emrin Klinton, emrin, jo mbiemrin. Madje, ka edhe djem që quhen Billklinton. Kështu e kanë thjesht emrin po, si të themi, Billklinton Rama”, u shpreh kryeministri shqiptar.