Lajme

Rastet e para me Omicron në Kosovë: Vjen paralajmërimi nga infektologu kosovar

12/27/2021 14:20
nga:Gazeta Blic

Pas paraqitjes së rasteve të para me Omicron, infektologu Izet Sadiku ka kërkuar respektim strikt të rregullave anti-covid.

Dhe këshilla e dytë sipas tij, ka të bëjë me vaksinimin e popullsisë, raporton Gazeta Blic.

Postimi i plotë:

Omicron!
Që nga Nëntori kur janë paraqitjur rastet e para me Omicron, është vrejtur një rritje e shpejt e rasteve të reja me COVID-19 në shumë vende të botës.
Shumë vende e europiane kanë shënuar rritje të madhe të rasteve edhe pse kanë pasur numër të lartë të vaksinuarëve.
Është ditur së edhe Kosova nuk do të jetë imune ndaj Omicron -it,dhe në analizat e fundit të IKSHP l-së ka rezultuar së nga 15 dhjetori kemi edhe rastet e para të regjistruara me variantin Omicron në Kosovë.
Me qëllim që situata të jetë nën kontrollë duke ditur se varianti Omicron përhapet shumë më shpejt së varianten tjera duhet që;
?Të respektohen strikt masat e propozuara nga Qeveria, të cilat shpesh nuk janë respektuar,
?Të vazhdohet me vaksinim të popullësisë, sepse kohëve të fundit kemi pasur ramje të numrin të vaskinuarëve.
Vaksina është masa kryesore për mbrojtje nga Covid-19.
#vaskinohu