Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar se në vendin tonë nga 10 deri më 23 korrik kanë konfirmuar 19 raste pozitive me COVID-19. IKSHPK njofton se rastet i takojnë grup-moshave nga 0-9 deri 70-79 vjeç, ku grupmosha 30-39 vjeç kishte 4 raste, si grupmosha më e prekur.
Në një përgjigje për GazetaBlic nga Instituti i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në lidhje me rastet e fundit me COVID- 19, ka treguar masat që duhet të ndërmarrim për mbrojtje ndaj infektimit me COVID- 19 dhe gjendjjen momentale me Covid 19 në Kosovë.
“Rastet e COVID-19 nuk paraqesin diçka të re apo të pazakonshme, sepse në vazhdimesi, edhe pas shpalljes së përfunduar të pandemisë COVID-19, në vende të ndryshme të botës, por edhe në vendin tonë ka pasur raste sporadike, sikurse edhe tani. Simptomatologjia e COVID-19 është e njëjta”, thuhet në njoftim.
Cilat janë masat që duhet të kenë parasysh qytetarët për kujdes ndaj infektimit me COVID- 19?
“Masat e ruatjes së higjienës personale dhe kolektive, paraqitje në institucione mjekësore kur ka shenja apo dyshime në COVID-19 per t’u testuar dhe kujdesi për të tjerët. Një person i infektuar duhet të shmang kontaktet e afërta me persona të tjerë. Personat me imunitet të komporometuar kanë mundësinë çdoherë që të marrin doza perforcuese si preventive ndaj COVID-19”, thonë nga IKSHPK për GazetaBlic.
Sa i përket rasteve të fundit, nga Instituti theksojnë se në këtë vit rastet me COVID-19 janë të lehta në trajtim, ndërsa sa i përket përfundimeve fatale nga COVID- 19 thuhet se janë tani të rralla.
“Rastet këtë vit kanë qenë më pak gjithsesi se vitet paraprake, me që sikur u tha, janë raste sporadike, të cilat trajtohen lehtë dhe rastet e përfundimeve fatale janë shum të rralla.
Sa i përket trajtimit mjekësor në Klinikën e Infektivës në QKUK, drejtori i kësaj klinike, Arben Vishaj, në një prononcim dhënë për GazetaBlic, tregon se janë vetëm dy raste të cilat janë duke u trajtuar në këtë klinikë dhe moshat janë të shtyera.
“Ne i kemi vetëm dy pacientë duke i trajtuar me Covid 19, ata janë mosha të shtyera nuk kemi shumë pacienta”, tha ai.
Sa i përket gjendjes në këtë klinikë, Vishaj thekson se nuk ka ndonjë paralajmërim, për përkeqësim të gjendjes epidemologjike.
“Gjendja është e qetë, nuk ka ndonjë problem, herë pas here kemi përgaditje, por nuk kemi ndonjë përkeqësim të situatës epidemologjike”, përfundoi drejtori i Klinikës të Infektivës Arben Vishaj.
IKSHPK-ja rikujtoi se Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi fundin e COVID- 19 si emergjencë globale shëndetësore më 5 maj 2023.
Tutje në këtë njoftim nga IKSHPK theksohen, hapat që duhet të ndërmarrur për mbrotje ndaj Covid- 19.
Hapat që mund të ndërmerrni për të mbrojtur veten dhe të tjerët përfshijnë:
-Praktikimin e higjienës së mirë personale dhe kolektive;-Qëndrimin në ajër të pastër;
-Kërkimin e kujdesit shëndetësor për testim ose trajtim nëse keni shenja apo faktorë rreziku për sëmundje të rëndë;-Vaksinimi me doza përforcuese për të parandaluar COVID-in e zgjatur;
-Përditësimin me informacione rreth situatës me COVID-19 dhe sëmundjeve të tjera.
Megjithatë, raste me Covid 19 për herë të parë janë shfaqur në Vuhan të Kinës në fundin e vitit 2019 – së fundi janë regjistruar në vende të ndryshme të botës dhe në kontinentin evropian.
Konfirmohen 19 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
/GazetaBlic/


