Sporti

Rashkaj i jep fund karrierës si lojtar, nis aventurën si trajner

01/24/2023 21:54
nga:Lorik J

Ish-kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Anel Rashkaj, ka njoftuar se i ka dhënë fund karrierës si lojtar.

Rashkaj, ka thënë se tani e tutje do t’i përkushtohet punës si trajner, aty ku doli si lojtar profesional.

“Pas 16 viteve fantastike si lojtar profesional ka ardh koha me startu një karrierë të re atë të trajnerit”, ka shkruar Rashkaj.

“Jam i lumtur që atë rrugëtim e filloj pikërisht në Akademinë e Halmstadit (Juniorët 17 vjeqar ) aty ku prej kësaj akademia dola si lojtar profesional”.

“Falënderoj Allahun për kit rrugëtim fantastike për 16 vite me radhë i falënderoj poashtu gjithë lojtarët dhe klubet me të cilët kam bashkëpunuar”.