Sporti

Rashica me paraqitje shumë pozitive ndaj Liverpool pas pjesës së parë, “qetë” në ndeshjet e skuadrave të mëdha në Premier League

02/19/2022 16:49
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar pjesët e para në ndeshjet e Premier League.

Një fakt interesant është se nuk ka asnjë gol në ndeshjet ku po luajnë skuadrat e mëdha, shkruan GazetaBlic Sport.

Liverpool – Norwich, Arsenal – Brentford dhe Crystal Palace – Chelsea përfunduan me rezultat 0 me 0, pas 45 minutave.

Milot Rashica po tregon një paraqitje fantastike në “Anfield”, atje ku madje edhe gjeti rrugën e golit, por më pas ky gol u anulua për pozitë jashtë loje.

Armando Broja gjithshtu po shkëlqen në ndeshjen ndaj Everton, por që rezultati edhe atje është 0 me 0.

/GazetaBlic Sport/