Sporti

Rashica: Është ndjenjë shumë, shumë e mirë të fitosh kampionatin me Galatasaray

05/30/2023 21:49
nga:Lorik J

Skuadra e Galatasarayt ka shënuar fitore 1 me 4 ndaj Ankaragucu në javën e 36-të të Superligës së Turqisë.

Me këtë fitore, ekipi i Galatasarayt arriti të shpallet kampion i Superligës së Turqisë për sezonin 2022/23.

Pas ndeshjes për mediat në Turqi foli futbollisti kosovar, duke treguar ndjenjat e tij pas shpalljes kampion në Superligë.

“Kemi përfunduar një sezon shumë të mirë. Duke parë të gjithë sezonin, kemi pasur ndeshje shumë të vështira. Kryesisht kemi fituar, por ka pasur edhe humbje. Është ndjenjë shumë, shumë e mirë të fitosh kampionatin”, u shpreh Rashica