Sporti

Rashani me dy gola shkëlqen ndaj Lyonit, kjo është nota e tij

08/22/2021 15:10
nga:E K

Skuadra e Elbasan Rashanit, Clermont ka arritur të sigurojë një pikë në udhëtim ndaj Lyonit.

Clermont ishte në disavantazh prej 3-1, kur Elbasan Rashani u inkuadrua në lojë në minutën e 69’të të takimit, shkruan GazetaBlic Sport.

Sulmuesi kosovar me dy golat e tij ia sigurojë një pikë skuadrës së tij.

Fillimisht realizoi në minutën e 80’të të takimit, e më pas në minutën e 91’të për rezultatin final të takimit 3-3.

Pas ndeshjes faqja e njohur për vlerësimin e lojtarëve, WhoScored e ka vlerësuar sulmuesin e Kosovës me notë shumë të mirë.

Rashani u vlerësua më së larti te skuadra e tij me notën 8.0.

/GazetaBlic Sport/