Kombëtarja e Kosovës në futboll do të vazhdojë ciklin kualifikues të kampionatin europian me trajnerin slloven, Primoz Gliha, sipas Telegrafit.
Ndihmës të trajnerit Gliha do jenë dyshja e njohur, Afrim Toverlani dhe Arbnor Morina.
Në një prononcim të shkurtë për GazetaBlic Sport, trajneri Arbnor Morina thotë se ai është i punësuar në FFK dhe gati për çdo pozitë.
“Jam i punësuar në FFK, jam gati për çdo pozitë pasi punojë aty”, tha Morina shkurtimisht.
Kujtojmë se Morina është trajner i kombëtares U17.


