Lajme

Raportohet se është aksidentuar eskorta e kryeparlamentarit, Dimal Basha!

09/27/2025 13:41
nga:Y I

Një veturë zyrtare e policisë dhe një veturë civile janë përfshirë në një aksident këtë të shtunë në në magjistralen Ferizaj-Gjilan, përkatësisht në fshatin Sojevë.

Kështu ka konfirmuar për “Gazeta Blic” zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Sipas Veselit, rasti ka ndodhur rreth orës 12:00, derisa nuk raportohet për persona të lënduar.

“Më datë 27.09.2025 rreth orës 12:00, në rrugë magjistrale Ferizaj – Gjilan, në fshatin Sojevë të Ferizajt, ka ndodhur një aksident trafiku. Në aksident kanë qenë të përfshira:- një veturë zyrtare e policisë dhe një veturë civile me targa vendore . Në këtë aksident janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar”, tha Veseli për “Gazeta Blic”.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësia e hetimeve të aksidenteve, e cila është duke u trajtuar rastin.

Sipas burimeve të “Paparaci”, në këtë aksident ishte e përfshirë vetura e eskortës së kryetarit të Kuvendit, Dimal Bashës.