Sporti

Raportohet për një rikthim të mundshëm te Malisheva, Sokoli: Nuk më ka kontaktuar askush deri më tash

10/24/2023 10:00
nga:Mergim Rreci

Senad Alirifa nuk do të jetë më trajner i skuadrës së Malishevës.

Alirifa në një intervistë ekskluzive për “GazetaBlic Sport” konfirmoi se ka dhënë dorëheqje nga i pari i klubit të Malishevës pas situatës në të cilën është klubi.

“Realisht unë kam dhënë dorëheqjen si trajner i Malishevës. Presidenti kishte insistimin që unë të vazhdoja, por vendosa që për shkak të situatës brenda klubit të jap dorëheqje. Kam pasur kontratë, por nuk mendova që është e rrugës të vazhdoja më tutje”, tha Senad Alirifa.

Menjëherë pati raportime për një rikthim të mundshëm të Bylbyl Sokolit në krye të kësaj skuadre, por në një prononcim për ‘GazetaBlic Sport, Sokoli tha se deri më tash nuk e ka kontaktuar askush.

“Nuk më ka kontaktuar askush, nuk mund të them asgjë në këto momente”, tha trajneri Sokoli.

bylbyl sokoli

/GazetaBlic Sport/