Sporti

Raphinha shqetëson Ancelottin, lëndohet ndaj Haitit dhe largohet nga fusha në pjesën e parë

06/20/2026 03:29
nga:L J

Brazili mori një lajm aspak të mirë gjatë pjesës së parë ndaj Haitit, pasi Raphinha u detyrua të largohej nga fusha.

Anësori i Barcelonës u rrëzua pas një ndërhyrjeje dhe menjëherë i bëri shenjë stolit, duke bërë që stafi mjekësor të nxitonte në fushë.

Pavarësisht përpjekjes për të vazhduar, Raphinha nuk mundi dhe u largua.

Shkalla e dëmtimit nuk dihet ende, por zëvendësimi ka ngritur menjëherë pyetje mbi disponueshmërinë e tij.

Kujtojmë se Brazili po fiton ndaj Haitit me rezultatin 3-0 pas pjesës së parë.

/GazetaBlic Sport