Në prag të derbit mes Argjentinës dhe Brazilit, tensioni sa vjen e rritet.
Kjo duket edhe nga fjalët e anësorit të Selecaos, Raphinha, i cili ndau pritshmëritë e tij për ndeshjen e madhe.
“Pa dyshim, ne do ta mposhtim Argjentinën. Në fushë dhe jashtë saj nëse është e nevojshme. Unë patjetër do të shënoj,” tha Raphinha në një intervistë me legjendën braziliane Romario.
“Neymar dhe Ronaldinho janë idhujt e mi dhe ata më frymëzuan. A do të fitoja më mirë Ligën e Kampionëve apo Kupën e Botës? Të dyja,” zbuloi gjithashtu sulmuesi brazilian.
/GazetaBlic Sport