Sporti

Rangnick për Ten Hag: Më pëlqen stili i tij i lojës

04/22/2022 16:17
nga:E K

Ralf Rangnick ka deklaruar se zgjedhja e Manchester United për trajnerin e ri është një zgjedhje e zgjuar duke thënë se i pëlqen stili i lojës së Erik Ten Hag.

Holandezi do të marrë drejtimin e Djajve të Kuq në fund të mandatit kur do të skadojë rrugëtimi i përkohshëm i Rangnick në Old Trafford ashtu siç ishte caktuar fillimisht, shkruan GazetaBlic Sport.

Rangnick nuk kurseu fjalët e mira për pasardhësin e tij.

“Më pëlqen stili i tij i lojës. Jam i sigurt se do t’i mjaftojë faza përgatitore për të ndërtuar një skuadër të re”, u shpreh fillimisht ai.

“Nuk mendoj se do të jetë i aftë të luajë më këtë sezon”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport/