Ralf Rangnick ka justifikuar përsëri mungesën e Cristiano Ronaldo në derbin e Manchesterit.
Ronaldo nuk e ndihmoi dot skuadrën e tij në derbin e Manchesterit dhe ‘Djajtë e kuq’ pësuan humbje 4:1 në udhëtim kundër City.
Mungesa e CR7 u komentua shumë, por edhe pas ndeshjes Rangnick e justifikoi mungesën e portugezit.
“Unë duhet t’i besoj stafit tim mjekësor”, ka thënë Rangnick, transmeton lajmi.net.
“Doktorët tanë erdhën të premten dhe thanë se Ronaldo nuk mund të stërvitet, për shkak të disa problemeve muskulore. Njësoj ndodhi të shtunën”, shtoi gjermani.
Rangnick, përveç Ronaldos në dispozicion nuk e kishte as uruguaianin Edinson Cavani.


