Sporti

Rangnick mbron Pogban: Nuk është e drejt të sulmohet një individ

04/17/2022 13:00
nga:E K

Mesfushori francez, Paul Pogba nuk po kalon mirë në mardhënie me tifozët e Manchester United.

Pavarësisht fitores me hetrikun e realizuar nga Ronaldo ndaj Norwich me rezultat 3-2, Pogba nuk la ndonjë gjurmë në këtë takim edhe pse ishte startues, shkruan GazetaBlic Sport.

Kjo i acaroi tifozët të cilët e fërshëllyen atë pas përfundimit të ndeshjes.

Trajneri Rangnick tha se nuk është e drejt të sulmohet një individ, pasi është një ndeshje kolektive.

“Mund ta kuptoj nëse tifozët janë të zhgënjyer – ashtu jemi edhe ne.

Unë nuk mendoj se është e drejt të sulmohet një lojtar individual, sepse kemi të bëjmë me përgjegjësi kolektive”, tha trajneri.

/GazetaBlic Sport.