Manchester United u eliminua nga Middlesbrough me penallti në raundin e 16-të të FA Cup të premten.
United ka humbur kështu çdo shans për të fituar një trofe këtë sezon pasi ata janë 19 pikë prapa Cityt në kampionat dhe kanë rënë nga Kupa e Ligës më herët, përcjell GazetaBlic Sport.
“Ne donim me dëshpërim ta fitonim atë ndeshje, por nuk ishim të përqendruar para portës. Në kushte normale, do të kishim udhëhequr 3-0 në pjesën e parë. Por përfundoi ashtu siç përfundoi. Nuk jemi të vetmit. E patë se sa probleme kishin Chelsea dhe West Ham kundër kategorisë së ulët”, tha Rangnick.
“Ishte shansi ynë i fundit për një trofe këtë sezon. Është e qartë se ne jemi ende në Ligën e Kampionëve. Ne teorikisht mund ta fitojmë atë, por konkurrenca është tmerrësisht e fortë dhe të 16 ekipet që luajnë fazën eliminatore janë shumë të mira.”
/GazetaBlic Sport


