Sot e pesë vite më parë, futbolli kosovar mori një lajm të kobshëm.
Legjenda e futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri i cili kishte rol kyç në zhvillimin e futbollit vendor si dhe në pranimin e Kosovës në dy institucionet më të mëdha si UEFA dhe FIFA ndërroi jetë, shkruan GazetaBlic Sport.
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka kujtuar ish presidentin e FFK’së, Fadil Vokrri.
Ja postimi i tij:
Sot, në 5 vjetorin e ndarjes nga jeta, kujtojmë me krenari jetën dhe veprën e njeriut model, Fadil Vokrri. Një sportist i cili dashurinë për topin e shndërroi në dashuri për Kosovën, për atdheun.
Sportin tonë sot bota e njeh përmes punës së palodhshme të Fadil Vokrrit. Jemi në FIFA e UEFA, falë tij. Fadil Vokrri është frymëzimi i sportistëve sot, i atyre nesër e i secilës gjeneratë.
Mirënjohës përjetë kontributit të tij për sportin dhe për Kosovën përgjithësisht!


