Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka hedhur sërish akuza për qëndrimin siç e ka quajtur të tepruar në Greqi.
Duke folur për helmimin në Deçan, Haradinaj tha se nuk e ka të qartë pse ai qëndron në Greqi për një javë rresht në një seminar, përcjell GazetaBlic.
Tutje, ish-kryeministri shtoi se më mirë le të deklarohet që është në pushim vjetor.
“Nuk e kuptoj një kryeministër që qëndron një javë në Greqi. Ose, të paktën le të deklaron që është në pushim”, tha ndër të tjera Haradinaj në Kanal10.
/GazetaBlic/