Lajme

Haradinaj: Ka një qetësim të situatës në Deçan

07/15/2021 22:21
nga:M K

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka dhënë një lajm të mirë sa i përket situatës në Deçan.

Ai ka thënë se situata momentalisht është në qetë dhe shpreson që njëjtë të vazhdojë edhe kështu, përcjell GazetaBlic.

“Ajo që ia vlen të them është fakti se ka një qetësim të situatës. Ky është lajm i mirë”, tha Haradinaj në Kanal10.

Ndër të tjera, sot ka pasur zhvillime të reja, ku IKSHPK ka vlerësuar nga analizat se ka pasur bakterie, që ngjallin dyshime për kontaminim.

Kurse, kreu aktual i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka thënë se nga sot e tutje “Hidrodrini” nuk do ta ketë në menaxhim Deçanin.

Ramosaj: “Hidrodrini” s’do ta ketë më nën menaxhim Deçanin

/GazetaBlic/