Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka ngushëlluar familjen Bukoshi me rastin e ndarjes nga jeta të dr.Bujar Bukoshit.
Ai thotë se personaliteti i Bukoshit është i rëndësisë së veçantë në historikun institucional të Kosovës, duke qenë pjesë e tyre në ekzil dhe më vonë edhe në liri.
“Ngushëllime të sinqerta familjes Bukoshi për ndarjen nga jeta e Dr. Bujar Bukoshit. Personaliteti i tij është i rëndësisë së veçantë në historikun institucional të Kosovës, duke qenë pjesë e tyre në ekzil dhe më vonë edhe në liri. U prehtë në paqe”, ka shkruar lideri i AAK-së në Facebook.