Lajme

Ramush Haradinaj: Kur Sovrani flet, të tjerët heshtin!

06/07/2026 22:03
nga:Genita C

Pas përfundimit të procesit zgjedhor, Ramush Haradinaj ka falënderuar qytetarët në Kosovë dhe diasporë për besimin e dhënë, duke theksuar se vota e tyre ishte më shumë se mbështetje për Aleancën, raporton GazetaBlic.

Haradinaj tha se rezultati i motivon për të vazhduar angazhimin për një Kosovë të zhvilluar, sovrane dhe në partneritet të ngushtë me aleatët, veçanërisht me Shtetet e Bashkuara.

Ai vlerësoi gjithashtu kontributin e bartësit të listës, Ardian Gjini, ndërsa uroi që zgjedhjet të kenë qenë të lira, të ndershme dhe demokratike.