Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj do të marrë pjesë në takimin e thirruar nga Presidentja e vendit, Vjosa Osmani.
Kështu ka konfirumuar për GazetaBlic, zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemajli i cili tha: “Po, kryetari Ramush Haradinaj do të marrë pjesë në takimin e thirruar nga Presidentja”.
Ndryshe, Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, u ka dërguar ftesat partive politike, për një takim më 15 maj, raporton Gazeta Blic.
Lajmin e ka konfirmuar Bekim Kupina, këshilltar për Media i presidentes.
“Presidentja Osmani do të fillojë një seri konsultimesh rreth çështjes së konstituimit të Kuvendit nga data 15 maj. Ftesat tashmë janë dërguar për takimet e para dhe po presim konfirmimet”, ka thënë Bekim Kupina, këshilltar për Media.
Krasniqi do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga Presidentja Osmani


