Lajme

Ramush Haradinaj: I pikëlluar nga lajmi për vdekjen tragjike të bashkëluftëtarit Bashkim Brahimaj

04/25/2021 00:03
nga:Gazeta Blic

Ushtruesi i detyrës së kryetari të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se është i pikëlluar nga vdekja Bashkim Brahimajt, i cili dyshohet se është vrarë nga një i afërm i tij, këtë të shtune.

“I pikëlluar nga lajmi për vdekjen tragjike të bashkëluftëtarit Bashkim Brahimaj. Duke u lutur që të mos përsëriten kurrë më tragjedi të tilla, ndajmë dhembjen me familjen dhe bashkëluftëtarët!”

“Bashkimi u prehtë në paqe!”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.