Lajme

Ramush Haradinaj, Albin Kurtit prej kujt po fshehesh? VV-së, Serbisë, SHBA-së apo prej opozitës

06/11/2021 12:49
nga:N M

Ish kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj gjatë fjalimit të tij në Kuvendin e Kosovës ku po diskutohet për dialogun Kosovë Serbi ka ngritur një sërë pyetjesh ndaj kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit, shkruan Gazeta Blic. 

Haradinaj disa herë e ka pyetur Kurtin se prej kujt po fshihet.

“Prej kujt po ik dhe fshehesh prej VV e militantëve që të votuan e tash ju keni ndryshuar qendrimet apo kauzat e mëhershme për dialogun sa ishit në opozitë. VV sot nuk e besoj se e njohin liderin e tyre sepse ka ndryshuar shumë”. ka thënë Haradinaj.

Tutje Haradinaj ka pyetur Kurtin se mos po frikësohet edhe nga Serbia duke aluduar se Serbia mund të ketë ndonjë fuqi mbi kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin.

“Po ik e po fsheshesh edhe prej SHBA. Si është e mundur që raportet e shkëlqyera që kemi me SHBA mos t`i permendi askund, madje as në raportin e punës së Qeverisë Kurti nuk permendet fare SHBA dhe rolii saj në marrëveshjet Kosovë Serbi . Kemi pasur marrëdhenie speciale me SHBA në kohën e Rugovës, në kohën e UÇK, por tash kjo qeveri se peremend askund SHBA dhe rolin e saj”, ka thënë ai.

Lumir Abdixhiku – Albin Kurtit: Kryeministër, nga 25 minuta fjalim, 24 sosh i pate për të shkuarën, 1 për të ardhmen