Lajme

Lumir Abdixhiku – Albin Kurtit: Kryeministër, nga 25 minuta fjalim, 24 sosh i pate për të shkuarën, 1 për të ardhmen

06/11/2021 12:26
nga:M K

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka kritikuar kryeministrin Kurti pas raportimit për dialog të këtij të fundit.

Sipas Abdixhikut, nga 25 minuta fjalim sa i pati i pari i ekzekutivit, 24 sosh ishin për të shkuarën, përcjell GazetaBlic.

“Diskutimi para e pas dialogut është praktikë e domosdoshme. Dialogu duhet të kalojë nëpër këtë kuvend. Prandaj, sot kryeministri para qytetarëve duhet të tregojë për hapat e tij të ardhshëm në këtë proces të rëndësishëm për ecurinë e vendit.

Çka ka ndodhur deri më tash? Tash nuk je opozitar. Nga 25 minuta fjalim, 24 sosh i pate për të shkuarën, 1 për të ardhmen”, tha ndër të tjera Abdixhiku.

LEXO EDHE:

Albin Kurti: Kur është shpallur Pavarësia, askush nuk e ka menduar njohjen nga Serbia!

/GazetaBlic/