Sporti

Ramsey rikthehet në shtëpi, nënshkruan me ekipin anglez

07/16/2023 11:18
nga:Lorik J

Disa dashuri nuk mbarojnë kurrë. Kështu mund të përkufizohet karriera e Aaron Ramsey, i cili është rikthyer në shtëpi, me lojtarin që ka firmosur me skuadrën e Cardiff.

Ramsey e filloi karrierën në këtë klub dhe më pas u transferua te Arsenal në vitin 2008, ku qëndroi deri në vitin 2019, kohë kur u largua nga Londra me destinacion Torinon.

Aventura te Juventus zgjati tri sezone, deri në verën e vitit 2022, pa harruar edhe huazimin te Rangers, ndërsa “fluturimi” i fundit ishte në Ligue 1, te Nice edicionin e kaluar.

Pikërisht, pas përfundimit të kontratës me Nice, Ramsey ka vendosur të rikthehet aty ku filloi të “shkruante” faqet e para të karrierës së tij.

32-vjeçari tashmë do të luajë në Championship me misionin për të promovuar skuadrën në Premier League.