Sporti

Ramsey kërkon 4 milionë euro për t’u larguar nga Juventus

06/23/2022 11:25
nga:E K

Aaron Ramsey nuk e ka ndërmend të largohet lehtësisht nga Juventus.

Uellsiani nuk po e pranon shkëputjen e kontratës pas rikthimit të tij te Zonja e Vjetër nga huazimi prej Rangers, shkruan GazetaBlic Sport.

Ish ylli i Arsenalit po i kërkon skuadrës italiane 4 milionë euro dëmshpërblim për prishjen e kontratës.

Ramsey u transferua në Juventus nga Arsenal në vitin 2019 ku ka bërë 70 paraqitje duke shënuar 6 gola dhe duke asistuar 6 herë për bashkëlojtarët në proces.

/GazetaBlic Sport/