Bashkim Ramosaj ka njoftuar se ka filluar tubimet elektorale për zgjedhjet e 12 tetorit, duke nisur nga fshatrat Gramaçel dhe Jasiq i Ri, raporton GazetaBlic.
Ai theksoi entuziazmin dhe vullnetin e madh të shprehur nga banorët e këtyre lokaliteteve gjatë takimit.
Ramosaj falënderoi të pranishmit për përkrahjen dhe besimin që kanë treguar ndaj tij si kandidat për kryetar, si dhe ndaj kandidatit për asamble, Ramiz Isufaj, duke shprehur optimizëm për rezultatin e këtyre zgjedhjeve.


