Lajme

Ramosaj: Komandant Adem Haxhosaj ishte një prej luftëtarëve më të dalluar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

09/20/2025 15:04
nga:Y I

Kandidati i AAK-së për kryetar të Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka njoftuar se sot në mesin e shumë qytetarëve, bashkëluftëtarëve, përfaqësuesve të institucioneve dhe familjarëve, është mbajt mbledhje komemorative për të nderuar jetën dhe veprën e Komandant Adem Haxhosaj.

Ramosaj tha se Adem Haxhosaj ishte një prej luftëtarëve më të dalluar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Ademi ishte ndër të parët që iu bashkua radhëve të UÇK-së. Luftëtar i guximshëm, atdhetar i përkushtuar dhe njeri me vlera të larta, ai e vazhdoi shërbimin ndaj Atdheut edhe pas luftës, në radhët e Ushtrisë së Kosovës.Jeta dhe veprimtaria e tij janë shembull i sakrificës dhe dashurisë për vendin.Ngushëllime të sinqerta familjes Haxhosaj, bashkëluftëtarëve dhe të gjithë atyre që patën nderin ta njohin” shkruan Ramosaj raporton “Gazeta Blic”.

Postimi i plotë:

Sot, në mesin e shumë qytetarëve, bashkëluftëtarëve, përfaqësuesve të institucioneve dhe familjarëve, u mbajt mbledhje komemorative për të nderuar jetën dhe veprën e Komandant Adem Haxhosaj, një prej luftëtarëve më të dalluar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ademi ishte ndër të parët që iu bashkua radhëve të UÇK-së. Luftëtar i guximshëm, atdhetar i përkushtuar dhe njeri me vlera të larta, ai e vazhdoi shërbimin ndaj Atdheut edhe pas luftës, në radhët e Ushtrisë së Kosovës.

Jeta dhe veprimtaria e tij janë shembull i sakrificës dhe dashurisë për vendin.

Ngushëllime të sinqerta familjes Haxhosaj, bashkëluftëtarëve dhe të gjithë atyre që patën nderin ta njohin.

I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!

Me respekt,

Bashkim Ramosaj