Lajme

Ramosaj emëron nënkryetarin e Komunës së Deçanit

01/12/2022 18:13
nga:Genita C

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, e ka emëruar Sami Cacaj nënkryetar të kësaj komune.

Lajmin e bëri të ditur vet Ramosaj në një postim në Facebook.

“Sot, kam emëruar nënkryetar të komunës z. Sami Cacaj, Samiu, një jurist i diplomuar, ish ushtar i UÇK-së, vëllau i Dëshmorit Nagip Cacaj, ka qenë nënkryetar edhe në mandatin e kaluar, i cili me punën dhe përkushtimin e tij, na ka bërë nder të kemi një njeri si ai në komunë, por edhe në shoqërinë tonë! Na priftë e mbara”, shkroi ai.

Po ashtu, Agnesa Vokshi është emëruar Drejtoreshë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, ndërkaq Dafina Cacaj në drejtorinë e Buxhetit dhe Financave në Komunën e Deçanit.