Lajme

Ramiz Lladrovci voton me familje në Shqipëri

04/25/2021 12:43
nga:Q R

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, njofton se bashkë me fmailjen ka votuar në Shqipëri.

Lladrovci thotë se kanë votuar për shqipëtarët, për vlerat e demokarcisë e perspektivën.

“Po, votuam, është votë për Shqipërinë, për shqiptarët, për vlerat më të mira të demokracisë, respektimin e ligjit, për perspektivën e saj brenda kombeve më të përparuara. Gëzuar”, ka shkruar Lladrovci në Facebook, krahas fotos së publikuar.

Ndryshe, në Shqipëri sot po mbahen zgjedhjet, në mesin e shumë qytetarëve që kanë dalë në votime ka edhe kosovarë e shumica prej tyre janë politikanë, të cilët veç se kanë njoftuar për votimin e tyre.

LEXO EDHE:

Deri në orën 11:00 kanë votuar 20.70% e qytetarëve në Shqipëri