Lajme

Rame Lahaj, ambasador i VISA Infinite kartelës së Bankës TEB

07/19/2023 17:27
nga:K G

Tenori me famë ndërkombëtare Rame Lahaj ështëpjesë e bashkëpunimit për kartelën më të re në treg, Visa Infinite të lansuar nga Banka TEB.

Lahaj është storie suksesi e Kosovës së pasluftës sa i përket përfaqësimit të vlerave artisitike në nivelinndërkombëtar të Operës në gjithë globin. Me performansat e tij të jashtëzakonshme operistike Lahaj kaperformuar në skenat më prestigjioze të teatrove të operëssi Opera e Los Angeles në SHBA, Opera Mbretëroreangleze në Londër, Opera Australiane në Sydney, Opera Gjermane në Berlin etj. Bashkimi i forcave konsiderohetbashkëpunim i rëndësishëm nga të dy palët, pasi që Lahajështë përzgjedhur të jetë Ambasador i brendit më të ri tëkartelave bankare, VISA Infinite.

Banka TEB është lidere e pakontestueshme në sektorin e kartelave bankare në Kosovë, që nga promovimi në treg i Kredit Kartelës, Starcard më 2008 e deri më sot. Ndryshimet teknologjike dhe mundësitë e reja inovativenë sektorin global të kartelave bankare, ishin obligim qëTEB të sjellte në Kosovë kartelën e kreditit më tëavancuar në botë, VISA Infinite.

Kartela VISA Infinite është niveli më i lartë i kreditkartelës në Kosovë që ofrohet nga bankat komerciale. Infinite është kartela e parë metalike në tregun e kartelavebankare në Kosove, por kryesorja mbetet te potenciali që i ofrohet klientëve gjatë përdorimit të saj si shpenzime me një limit të lartë krediti, sigurimin jetësor në udhëtim dhesigurimin shëndetësor gjatë udhëtimit, zgjatjen e garancisë së produkteve, aksesin në mbi 1,000 Aeroporte“Lounge”, qasje në rrjetin global të ATM-ve, të drejtën e komunikimit të privilegjuar të urgjencës globale pa marrëparasysh ku gjendet klienti.

Të gjitha këto privilegje, kanë bërë që Banka TEB tëprezantoj kartelën VISA Infinite me një personalitet po aqtë suksesshëm si zotëri Lahaj, i cili me performancat e tijnë gjithë globin, është një udhëtar i botës.

Veq bashkëpunimit si Ambasador i brendit Visa Infinite, bashkëpunimi është zgjeruar edhe në partneritetin me Festivalin ndërkombëtar të Operës Rame Lahaj që mbahetnga 21 deri më 31 Korrik në Prishtinë.

Ne në Bankën TEB konsiderojmë se bashkimi i forcavetona me tenorin Rame Lahaj paraqet vlera të përbashkëtatë suksesshme që ndajmë në opinion duke filluar ngalidershipi jonë në sektorin e kartelave bankare, shërbimettona të specializuara, ofertat e ndryshme sipas kërkesavetë klientëve, aplikacioni më i mirë në sektorin bankar nëKosovë, deri ta përgjegjësia jonë e plotë korporativesociale, duke qenë mbështetës në një numër të marr tëaktiviteteve të ndryshme publike.

TEB Bankë për një botë në lëvizje!