Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar lidhur me bllokadën politike dhe moskonstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Në një postim në Facebook, Ramadani ka thënë se, derisa deputetët e pushtetit refuzojnë të propozojnë dhe të zgjedhin kryetarin e Kuvendit, çmimi i naftës ka shkuar në gati 1.70 euro.
Sipas tij, çdo ditë vonesë po e dëmton drejtpërdrejt buxhetin e familjeve kosovare.


